ShowBiz

Young woman doing face building facial gymnastics self massage

Më pak rrudha e toksina! Pse duhet ta hidratoni fytyrën çdo ditë

3 hapat bazë të kujdesit që duhet të ndjekim çdo ditë në mënyrë që lëkura të jetë e shëndetshme dhe me shkëlqim janë pastrimi, mbrojtja nga dielli dhe hidratimi. Por, ndoshta nuk e dini në detaje se pse është kaq e nevojshme kjo lloj përkujdesjeje, sidomos hidratimi.

Më poshtë do ndajmë me ju 5 fakte në lidhje me hidratimin e lëkurës, në mënyrë që të mos e lini kurrë pas dore.

Përmirëson elasticitetin e lëkurës

Elasticiteti i referohet aftësisë së lëkurës për t’u kthyer menjëherë në formën e saj origjinale. Humbja e këtij elasticiteti e bën lëkurën të duket e varur, prandaj dermatologët thonë se hidratimi është një nga sekretet më të mëdha kundër plakjes.

Më pak rrudha!

Hidratimi i thellë dhe sistematik mbush qelizat e “etura” të lëkurës dhe zbut rrudhat. Ky rezultat mund të arrihet edhe në një kohë të shkurtër nëse produktet e kujdesit përmbajnë përbërësit e duhur.

Ndihmon në prodhimin e ekuilibruar të sebumit

Edhe pse shumë besojnë se lëkura e yndyrshme nuk ka nevojë për hidratim, e vërteta është ndryshe. Lëkura e dehidratuar detyrohet të prodhojë më shumë sebum për t’u mbrojtur, e rrjedhimisht do jetë shumë e pastër.

Përmirëson mbrojtjen e lëkurës

Lëkura e shëndetshme i reziston shumë faktorëve mjedisorë. Pra, nëse hidratimit i shtojmë disa antioksidantë, s’ka asgjë që mund të na e dëmtojë lëkurën.

Forcon detoksifikimin

Qelizat e shëndetshme kanë aftësinë për të shpëlarë toksinat, të cilat janë thellë nën lëkurë, dhe që një proces i tillë të ndodhë duhet që lëkura të hidratohet në mënyrë efektive.

Linku: https://www.annmariegianni.com/7-moisturizing-mistakes-that-quickly-age-your-skin/

Foto: Freepik.com