ShowBiz

Reperi Buta baba për herë të parë, ndan pozat e ëmbla me partneren

Reperi Buta ka ardhur me një lajm të veçantë në aspektin sentimental.

Këngëtari do të bëhet baba për herë të parë së shpejti.

Ai ka postuar në faqen e tij zyrtare në Instagram disa foto me partneren ku i dukej barku i rrumbullakosur.

Prej disa vitesh këngëtari është në një raport dashurie me partneren e tij Fjolla.

Rreth dy vite më parë kurorëzuan dashurinë në martesë, e tani së shpejti do të vijë në jetë një bekim.

Nga emoji që ka vendosur reperi la të kuptohej se familja e tyre do të zgjerohet me një vajzë.

Linku: https://www.instagram.com/p/C0T-tnkIgDp/?img_index=1

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C0T-tnkIgDp/?img_index=1