ShowBiz

Pse u ndërpre trasmetimi, reagon produksioni i Big Brother Vip Kosova

Big Brother Vip Kosova së fundmi u përfol për një sherr mes konkurrentëve dhe si pasojë u tha se ka ndërprerë trasmetimin live.

Alaudin Hamiti ka reagur me një postim duke sqaruar ndjekësit.

Nysa, e kuptoj interesimin dhe impaktin  që ka Big Brother, por ju lutem mos dezinformoni sa për klikime.

Sot në orët e hershme të mengjesit si pasojë e një defekti teknik ne Artmotion, dy kanalet e Big Brother Vip Kosova së bashku me disa kanale tjera të platformës janë errësuar duke mos pas sinjal transmetimi.

E gjithë kjo prishje është evituar falë intervenimit te stafit teknik dhe kanalet janë kthyer ne transmetim pas një ore e gjysmë.

Aludimet për dhunë fizike të cilat po qarkullojnë në rrjete sociale jane te rreme.

Materialin e papublikuar ne transmetim të drejtpërdrejtë të BBVK mund ta gjeni në Youtube, kanali zyrtar i Big Brother Vip Kosova.

Ju inkurajojmë të shikoni dhe lexoni faqet tona për informacion të saktë dhe te besueshëm.”- shkruan Alaudimi në një postim në Instagram.

Linku:https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/