ShowBiz

Donaldi flet për herë të parë për planet e dasmës me Borën

Donaldi dhe Bora vijojnë të jetojnë në një etapë të suksesshme si në aspektin personal dhe atë profesional.

Dyshja prej kohësh flitet se janë gati të hedhin një hap më të madh në raportin e tyre siç është dasma.

Në daljen e tij për ‘Galeri’ Donaldi ka treguar se dasma nuk është në planet e tyre afatshkurtër kjo për shkak të impenjimeve të shumta profesionale.

Unë kam respekt për njerëzit e martuar sepse kam respekt për familjen, por dasma/familja është një moment ku ti nis një tjetër etapë në jetë që është familja. Familje nuk do të thotë që ti nuk ke familje në qoftë se nuk je martuar, por që dasma është një moment që pse jo, unë e kam me qejf që ta përjetoj.

E ke në plan?

Në plane konkrete, akoma jo. Afatgjatë, patjetër që po. Nuk kemi pasur kohë që ta mendojmë sepse “5 Herë Jo”, “Më lërë të flas”, “Dancing With The Stars”, kanë qenë shumë impenjative.

Por besoj se është një moment që do të vijë shumë natyrshëm dhe unë e mendoj si diçka që… Në qoftë se do të ketë dasmë do të jetë diçka shumë intime dhe jo të bëjmë dasmë sepse duhet bërë dasmë. Dasma është një moment që ti duhet të gëzosh për një dashuri dhe ajo gjëja duhet të vijë sa më e natyrshme dhe sa më e sinqertë.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=VFh8DAxd2BI&t=1s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/donaldveshaj/