ShowBiz

Marrëveshja, aktorët kontrata 3-vjeçare me studiot e filmave

Pas 6 muajsh mosmarrëveshje, aktorët e Hollivudit kanë ratifikuar një marrëveshje me studiot, duke i dhënë fund një greve disamujore në industrinë e kinemasë, duke nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me studiot kryesore të filmit.

Lajmin e bëri me dije sindikata e aktorëve të Hollivudit.

SAG-AFTRA tha se 78% e atyre mirartuan marrëveshjen me Netflix Inc, Ëalt Disney Co dhe anëtarë të tjerë të Aleancës së Prodhuesve të Filmit dhe Televizionit.

Marrëveshja përfshin veçanërisht një rritje të konsiderueshme të pagave dhe një sistem bonusi për aktorët që luajnë në një film ose serial që është i suksesshëm gjatë transmetimit të tij si dhe të tjera përfitime për aktorët.

Disa aktorë ishin ankuar se kontrata nuk ofronte mbrojtje të mjaftueshme nga AI.

Marrëveshja kërkon që studiot të marrin leje nga të famshëm për të përdorur ngjashmëritë e tyre dixhitale dhe t’i paguajnë ata për përdorimin.

Kritikët argumentojnë se gjuha lejon krijimin e “performuesve sintetikë” që mund të eliminojnë nevojën për shumë aktorë njerëzorë.

Linku: https://www.reuters.com/business/media-telecom/hollywood-actors-union-ratifies-three-year-contract-after-strike-2023-12-06/

Foto: Freepik.com