ShowBiz
selena gomez

Selena Gomez prezanton të dashurin

Selena Gomez duket se ka konfirmuar zërat që aludonin se këngëtarja ka filluar të dalë me producentin Banny Blanco. Një ditë më parë,  këngëtarja e njohur publikoi një foto në rrjetet sociale që i hiqte të gjitha dyshimet.

Teksa komentonte me fansat e saj, ylli i muzikës është shprehur: “Ai është gjithçka për mua… Ka qenë një nga gjërat më të bukura që më ka ndodhur ndonjëherë në jetë.”

Gomez nuk u përpoq shumë të fshihte lidhjen e saj të re të dashurisë, pasi ka pëlqyer edhe postimet në media ku flitej për marrëdhënien e saj me Benny Blanco dhe madje edhe i është përgjigjur disa komenteve të fansave ku mbron të dashurin e ri.

Gomez dhe Blanco u  njohën për herë të parë në vitin 2015 kur ata bashkëpunuan për  këngët e saj “Same Old Love” dhe “Kill Em”. Ata bashkëpunuan sërish në fillim të këtij viti, për këngën ‘Single Soon’.

Linku: https://www.instagram.com/selenagomez/

Foto: https://www.instagram.com/selenagomez/