Instagram ka ardhur me një risi së fundmi në sektorin e mesazheve.
Risia e fundit e Instagramit lidhet mesazhet dhe kryesisht me termin”seen”.
Tashmë do të ketë një opsion që ju krijon mundësinë ta shihni mesazhin dhe të shmangni shënimin “seen’’poshtë tekstit.
Njoftimi është bërë i ditur nga Marck Zuckerberg dhe Adam Mosseri në profilet e tyre në Instagram.
“Morëm përshtypjet tuaja dhe nisëm të testonim një opsion të ri që ju lejon të hiqni etiketimet “seen” në mesazhet tuaja.
Shumë shpejt,
përdoruesit do të mund të zgjedhin kur do t’i lejoinë të tierët të shohin se kanë lexuar mesazhin e tyre” shkroi Mosseri.
Kjo veçori është shtuar së fundmi edhe në Messenger.
Termi ‘seen’ jo pak herë ka ngjallur diskutime mes biseduesve pasi në momentin që njëra palë e linte mesazhin seen nënkuptohej si disrespekt mes tyre.
Megjithatë me siguri këtë risi do ta përqafojnë shumë njerëz të cilët janë ndjerë të bezdisur nga termi seen në biseda me miqtë e tyre.
Linku: https://www.instagram.com/zuck/
Burimi i fotos: pexele.com