ShowBiz

Demi Lovato dhe Jordan ‘Jutes’ Lutes fejohen

Këmbanat e dasmës së shpejti do të bien për këngëtaren, Demi Lovato dhe të dashurin e saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes.

Kjo pasi që çifti – i cili doli publikisht me romancën e tyre në gusht të vitit 2022 – u fejua në fundjavën që lamë pas në Los Angeles.

Lutes, një kompozitor 32-vjeç që u takua për herë të parë me Lovaton në janar të vitit 2022 kur bashkë-shkruan këngën e saj “Substance”, shtroi pyetjen me një unazë fejese me diamant.

Pas një “propozimi personal dhe intim”, Lutes dhe Lovato u drejtuan në “Craig’s”, një nga restorantet e tyre të preferuara të L.A., për të festuar me familjet e tyre.

Në ditëlindjen e 31-të të Lovato-s në gusht, Lutes ndau disa fotografi ‘selfie’ të ëmbla duke nderuar të fejuarën e tij tani.

“Gëzuar ditëlindjen mikut tim më të mirë. ti je njeriu më i bukur dhe më i talentuar që e ka bërë ndonjëherë Zoti”, ka shkruar ai sipër postimit.

“Por më e rëndësishmja, ti je i çuditshme dhe më bën të qaj duke qeshur”, ka shtuar ai.

Përveç bashkë-shkrimit të “Substance” me Lovato, Lutes ndan gjithashtu titujt e shkrimit në këngët e saj “Happy Ending” dhe “City of Angels”, të gjitha nga albumi i tetë i Lovatos “Holy Fvck”.

“Unë jam padyshim në një vend vërtet të mirë”, tha Lovato për CBS Mornings në fillim të këtij viti ndërsa promovonte muzikën e tyre të re.

“Nuk e di se për çfarë do të shkruaj në albumin tim të ardhshëm, sepse jam shumë e lumtur. Është një ndjenjë vërtet e mirë, padyshim një mori këngësh dashurie të lezetshme”, shtoi ajo.

Në korrik, Lovato foli për “The Morning Mash Up” të SiriusXM për historinë e tyre të dashurisë, duke thënë se ata ishin “miq para së gjithash”.

“Ne fillimisht u bëmë miq. Ne ishim miq për disa muaj dhe më pas vendosëm të fillonim lidhjen dhe mirë, pasi i treguam njëri-tjetrit se si ndiheshim”, tha Lovato.

Linku: https://www.instagram.com/ddlovato/

Foto: https://www.instagram.com/ddlovato/