Juliana Nura në këtë përiudhë nuk i ka kursyer deklaratat e bujshme dhe një ndër ta i referohet Big Brother Vip Kosova.
Ajo tregoi se produksioni i premtoi se do të bëhej imazh i një kompanie mielli por kurrë nuk e mbajtën premtimin. Në intervistë për Artistët Shqiptarë ajo u shpreh:
‘Mua nuk më janë përgjigjur ashtu siç e kam pritur. Unë e kam marrë hapin e parë dhe ata nuk janë përgjigjur ndaj meje. Unë mendoj që ka qenë thjeshtë një premtim koti, sa për sy e faqe. Ishte finalja e “Big Brother”, ja kanë futur kot dhe nuk u realizua kurrë.
Nuk e kanë marrë seriozisht atë punë, unë për katër muaj që kam ndenjur jam munduar shumë sepse “Big Brother” është biznesi i tyre. Nuk jemi sqaruar dhe më vjen shumë keq sepse unë e kam dashur atë imazh edhe unë u kam bërë shumë reklamë atyre. Doja ta përfaqësoja shumë mirë kompaninë.’
Linku: Artistët shqiptarë
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/iamjuliananura/