Kozeta Kurti ka bërë një postim mbrëmjen e djeshme për Elsa Lilën, sipas të cilës mori atë ç’ka meritonte nga publiku për sjelljen e saj arrogante.
Në këtë postim ka komentuar edhe aktori i njohur Jul Deda, i cili shprehet se nuk do ja uronte as armikut punën me Elsa Lilën dhe kjo vjen pas një bashkëpunimi dikur në skenë i cili duket se i ka lënë një shije të hidhur.
“Elsa ishte e vetmja performuese, që pasi këndoi për herë të parë, i tha publikut “shihemi ne finale”. Më fal po nga e dinte ajo që do dilte në finale?
Ajo sigurisht që e dinte, por në respekt të garës, të festivalit dhe mbi të gjitha në respekt të publikut nuk mund të besh arroganten. Që të mos i futemi pastaj këngës, se nuk jam specialist, por mua me erdhi pak a shumë si një pëllitje e gjatë…!
Për ta mbyllur. Unë kam punuar me atë vajzë, kam prezantuar njerin nga festivalet….armikut nuk ja uroj te punoje me te…!”- shkruan Jul Deda.
Linku: https://www.instagram.com/kurtikozeta/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/juldeda/