Vajza e madhe e manjatit të modës, Kim Kardashian dhe rep artistit, Kanye West, North ka veshur xhaketën e babait të saj në festën vjetore të Krishtlindjeve të organizuar nga familja Kardashian, duke dëshmuar se ajo vlerëson stilin e të atit.
Kardashian ndau pamjen e vajzës së saj në një postim në Instagram, ku shfaqej 10-vjeçja e veshur me xhaketën e markës Balmain të krijuesit të hitit “Jesus Walks”.
“Ju e dini se North shkoi nëpër arkiva për të zgjedhur xhaketën Balmain Met për babain e saj”, shkroi nëna e katër fëmijëve, 43 vjeçe, në një storie të publikuar në llogarinë e saj të Instagramit.
Kanye, 46 vjeç, kishte veshur atë xhaketë me një palë xhinse të grisura në evenimentin prestigjioz “Met Gala 2016” kur shkoi në tapetin e kuq me Kardashian, e cila aso kohe u paraqit e veshur një fustan metalik.
Tema e ngjarjes së modës atë vit ishte” Manus x Machina: Mode”, një epokë të teknologjisë.
Kardashian nuk mund të mos shpërthente mbi të gjithë fëmijët e saj në festën e Krishtlindjes, teksa ndau një seri fotosh me të katër ata përpara një organizimi me pemë Krishtlindjesh.
Themeluesja e “Skims” u shoqërua me North, Saint, Chicago dhe Psalm.
“Krishtlindjet 2023”, shkroi Kim në imazhet, të cilat e shfaqnin atë të veshur me një fustan gri të markës, Mugler.
Fotot familjare ishin vetëm një vështrim i vogël brenda festës masive të Krishtlindjeve të Kim-it më 24 dhjetor, e cila e pa atë të transformonte rezidencën e saj prej 60 milionë dollarësh në Los Angeles në një vend të çudirave dimërore.
Argëtimi i mbrëmjes u rrit me performancën e 11-herë fituesit të çmimeve “Grammy”, Babyface, i cili performoi ‘live’ ndërsa të ftuarit pinin kokteje festive.
Linku: https://www.instagram.com/kimkardashian/
Foto: https://www.instagram.com/kimkardashian/