ShowBiz

Dolly Parton plotëson dëshirën e fundit të pacientit me kancer

Dolly Parton ka plotësuar dëshirën e një burri në SHBA që po Lufton me sëmundjen e kancerit çdo ditë.

 LeGrand Gold, banor në Utah, ka qenë një fans i madh i saj që kur ishte fëmijë.

Kështu, kur u diagnostikua me kancer në zorrën e trashë në vitin 2019, ai dhe gruaja e tij, Alice, bënë një listë me 11 gjëra që donte të bënte para se të vdiste.

Një nga këto dëshira ishte edhe të takonte këngëtaren e muzikës kantri.

“Mendova se nuk do të ndodhte kurrë ,” tha ai për mediat amerikane.

Në fillim të këtij muaji, Gold i cili është gjithashtu baba i pesë fëmijëve bën të ditur se kimioterapia nuk po funksionon më, që do të thotë se atij nuk i ka mbetur shumë kohë për të jetuar.

Ndërsa Gold shijon sezonin e festave me gruan dhe fëmijët e tij, familja po punon ende për të plotësuar listën e tij të dëshirave.

Linku: https://derwinmontgomery.com/web-stories/dolly-parton-makes-a-surprise-phone-call-to-grant-a-cancer-patients-last-wish/

Foto: https://www.instagram.com/dollyparton/