Dua Lipa thuhet se ka tërhequr mbrapsht publikimin e një klipi të saj, për të treguar ndjeshmëri ndaj luftës Izrael-Hamas.
Këngëtarja, 28 vjeçare, besohet se ka xhiruar videoklipin para sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor dhe ishte pjesë e përgatitjeve për albumin e saj të tretë studio. Megjithatë, thuhet se tani ajo ka tërhequr mbrapa publikimin e videoklipit, i cili përmbante skena me shpërthime dhe turma që luftojnë, pas takimeve emergjente, shkruan DailyMail.
Dua mendon se do të ishte “e pa ndjeshme” që klipi të lansohej tani pas shpërthimit të luftës Izrael-Hamas. Një burim pranë saj i ka thënë tabloidit britanik The Sun: “Një klip u xhirua për albumin e ardhshëm të Dua Lipës vitin e kaluar në shtator”.
“Në zemër të videos ishte luajtshmëria, por përfshinte tema të kaosit – duke përfshirë aksidente me makina, demolime, shpërthime, fishekzjarre dhe turma që luftojnë”.
“Dua dhe ekipi i saj vendosën që do të ishte e pa ndjeshme që videoja të publikohej duke marrë parasysh atë që ka ndodhur në dhe që nga 7 Tetori”, tha burimi.
Foto: https://www.instagram.com/dualipa/