Business / Technology

ChatGPT, çfarë pritet të ndodhë në 2024 me revolucionin teknologjik

Inteligjenca Artificiale (AI) shpërtheu në sferën e teknologjisë në vitin 2023 me popullaritetin e chatbotit të OpenAI, ChatGPT, njëherësh revolucioni teknologjik për vitin që lam pas.

Duke parë suksesin e ChatGPT-s, shumë kompani të mëdha teknologjike, filluan punën e tyre për të sjellë mjete të ngjashme me Inteligjencë Artificiale.
Por, a do të vazhdojë AI të rritet më tej dhe çka mund të presim në vitin 2024 në vazhdën e zhvillimeve teknologjike?
Inteligjenca Artificiale gjeneruese – teknologjia prapa chatbotit ChatGPT, që mëson modelet e të dhënave dhe gjeneron të dhëna të reja në formë teksti ose imazhi – ishte buja e vitit 2023.

Inteligjenca Artificiale (Emocionale)
Inteligjenca Artificiale gjeneruese – teknologjia prapa chatbotit ChatGPT, që mëson modelet e të dhënave dhe gjeneron të dhëna të reja në formë teksti ose imazhi – ishte buja e vitit 2023.
Këtë vit  do të dalë edhe Inteligjenca Artificiale Emocionale, që vëren dhe interpreton sinjalet emocionale njerëzore, sipas CEO-s së Institutit Evropian të Inovacionit dhe Teknologjisë (EIT Digital), Federico Menna.

“’Emotion AI’ është trendi tjetër teknologjike pas gjenerimit, sepse, përveç të qenit në gjendje të gjenerojë përmbajtje bazuar në ndërveprimin ose kërkesën e përdoruesit, Inteligjenca Artificiale Emocionale është në gjendje të reagojë dhe të kuptojë emocionet e njeriut përpara makinës dhe të reagojë në përputhje me rrethanat”u  tha për Euronews Next.
Ai pret që Inteligjenca Artificiale Emocionale të lulëzojë gjithashtu në sektorin e lëvizshmërisë.
“Në mjedisin e brendshëm të qytetit, ‘AI emocional’ mund të luajë një rol të madh. Dikush, për shembull, mund të jetë në ankth, nëse ecë nëpër një qytet të errët dhe një algoritëm mund të ndezë disa drita”, tha ai.
Në vitin 2023, kompania teknologjike “IBM” bëri përparim në fushën e llogaritjes kuantike duke iu afruar gjetjes së një zgjidhjeje për të minimizuar gabimet në të dhënat kuantike.

Këtë vit  do të ketë një fokus të konsiderueshëm se si kompjuteri kuantik mund të rrisë sigurinë në internet. Kjo pritet të jetë një temë kryesore diskutimi dhe eksplorimi.
Instituti Kombëtar i Standardeve dhe Teknologjisë në SHBA (NIST) po punon për finalizimin e standardeve të kriptografisë post-kuantike (PQC). Ky projekt global, që përfshin tetë vjet, synon të zhvillojë metoda kriptografike që mund t’i rezistojnë sulmeve nga kompjuterët kuantikë të fuqishëm.
Përfundimi i projektit të NIST parashikohet të shënojë fillimin e një tranzicioni thelbësor në sigurinë kibernetike. Ky tranzicion synon të mbrojë të dhënat dhe infrastrukturën digjitale nga sulmet e mundshme nga kompjuterët kuantikë.

Linku: https://www.euronews.com/next

Burimi i fotos: pexele.com