Travel

7.2 milionë turistë në 2023 vetëm nga aeroporti i Rinasit

7.2 milionë turistë kanë udhëtuar drejt Shqipërisë, nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, gjatë vitit 2023. Të dhënat janë publikuar nga faqja zyrtare e aeroportit, që e konsideron turizmin e vitit 2023 një moment historik dhe mjaft të rëndësishëm për vendin tonë.

Të dhënat janë optimiste për një vend të vogël si Shqipëria. Ato flasin për një rritje të konsiderueshme të flukseve turistike prej 40% krahasuar me një vit më parë dhe 117% krahasuar me vitin 2019.

Përgjatë vitit 2023, numri i turistëve në Shqipëri kaloi 10 milionë. Sektori i turizmit është shndërruar në një prioritet për qeverinë shqiptare, e cila ka paralajmëruar më shumë investime për ta bërë Shqipërinë Europën e Ballkanit.

Përveç shfirave të larta, Shqipëria ka përjetuar edhe një ‘bum’ të promovimit mediatik botëror të potencialeve të saj turistike, deri tani shumë pak të zbuluara për botën.

Përveç vizitorëve nga Kosova, që mbajnë vendin e parë gjatë këtij sezoni, Shqipërinë e kanë përzgjedhur italianët, spanjollët, qytetarët e vendeve të rajonit, qytetarët nga Azia e largët dhe Amerika.

Linku: https://www.tirana-airport.com/en/article/997/Tirana-International-Airport-%28TIA%29-Reports-Record-Breaking-7.25-Million-Passengers-in-2023

Foto: Freepik.com