Azemi një personanzh jo pak i zhurmshëm brenda dhe jashtë Big Brother. Ai ka realizuar një intervistë pas Big Brother Kosova ku ka zbuluar shumë të pathëna për eksperiencën në shtëpinë vip.
Azemi tha se është dikush që nuk e ka dashur pranin e tij në shtëpi dhe nuk është largu nga publiku.
Më pas ai ka folur dhe për raportin me Albën.
‘Jam shumë krenar që publiku e ka dashur Azemin ashtu siç është prezantuar aty brenda. Peng kur kam dalë nga ‘BBVK’ më ka mbetur mirësjellja që disa njerëz ma kanë përdorur, unë prap ua kam kthyer me të mira, por ka njerëz aty brenda që nuk e meritojnë t’jua kthesh me të mira. Kur dola, pashë që njerëzit më kanë mbështetur shumë. Kam unë fakte që më kanë votuar shumë njerëz dhe dyshoj që dikush (tash nuk e di) kush, nuk më ka dashur aty brenda. S’besoj që publiku më ka nxjerr mua.
Tani që e kam parë veten, do doja të isha ky që jam por mos u kisha dhënë shumë vëmendje disa personave aty. Kur më pëlqen diçka ose dikush unë e shpreh. Alba nuk dihet sesi i ka patur punët ose vetë nuk ka dashur ose ka patur presion aty brenda, duhet të pres ta di kur të dalë jashtë. Nuk mendoj se më ka penalizuar raporti me Albën në lojë. Janë disa gjëra të tjera aty brenda që po ndodhin që edhe njerëzit jashtë e kanë parë,’ tha ai.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=6f2cwSU3j2k
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/azem_gagica/