ShowBiz

Në proces divorci, merr fund lidhja e futbollistit të Manchester City

Përfaqësuesi i kombëtares angleze dhe futbollist i Manchester City, Kaili Uolker (33 vjeç) po kalon një moment të mirë në fushën e blerët duke qenë titullar gati në çdo ndeshje që skuadra e Guardiolës ka luajtur në këtë sezon. Por jashtë fushës së blertë ai ka mjaft probleme.

Bashkëshortja e tij Anie (31 vjeç) ka kërkuar divorcin, ndërsa futbollisti anglez tashmë është larguar nga vila e tyre me vlerë tre milionë euro. Ajo ka bërë të ditur gjithçka në rrjetet sociale.

“E shkruaj këtë për t’iu përgjigjur interesimit të mediave për martesën time me Kaili dhe për të mbrojtur familjen nga ‘vëmendja’. Fatkeqësisht, pas një lidhjeje të gjatë dhe martesës dhe tre fëmijëve, vendosa se ishte koha të ndahesha nga Kaili.

Nuk dua të komentoj asgjë më shumë, kërkoj privatësi për veten dhe fëmijët në këto momente të vështira”, ka shkruar Anie në rrjetet sociale.

Linku: https://www.geo.tv/latest-news

Burimi i fotos: https://www.google.com/search?q=Kaili+Uolker+futboller