Tesla ka ndaluar prodhimin e veturave elektrike në fabrikën gjermane, për shkak të vonesave të porosive si rrjedhojë e sulmeve të fundit në Detin e Kuq.
Tensionet në Detin e Kuq kanë ndikuar në ndërprerjen e rrugëve të ndryshme detare, gjë që i ka detyruar kompanitë të përdorin rrugë tjera alternative të cilat kanë dërguar në rënien e tregtisë globale.
Deti i Kuq përbën rreth 12 për qind të trafikut detar global, pasi u jep anijeve qasje në Kanalin e Suezit.
Tensionet u përshkallëzuan së fundmi kur SHBA-ja dhe Britania e Madhe nisën sulme ajrore dhe raketore në zonat e kontrolluara nga Houthi në Jemen. SHBA-ja tha se kishte nisur sulme mbi 60 objektiva në 16 lokacione militante të mbështetura nga Irani, duke përfshirë depot e municionieve, objektet e prodhimit, dhe sistemet e radarëve të mbrojtjes ajrore.
Linku: https://www.nbcdfw.com/news/national-international/tesla-pauses-production-at-german-factory-as-red-sea-attacks-disrupt-supply-chains/3432588/
Foto: Freepik.com