Nëna e rep artistes, Doja Cat ka bërë një masë ndalimi të përkohshëm ndaj djalit të saj, njëherësh vëllait të madh të këngëtares, pasi dyshohet se e ka dhunuar ‘fizikisht dhe verbalisht’ yllin e hitit “Juicy”.
Deborah Elizabeth Sawyer pohoi në dosjen e saj se në një moment djali i saj 30-vjeç, Raman Dalithando Dlamini ia theu dhëmbët këngëtares, megjithëse nuk është e qartë se kur ka ndodhur ngjarja.
Nëna e saj gjithashtu pretendoi se Raman i kishte shkaktuar Dojas, 28 vjeçe, “prerje dhe mavijosje” dhe vodhi dhe shkatërroi disa nga pronat e saj.
Deborah pretendon se Raman ka qenë gjithashtu verbalisht abuzues ndaj motrës së tij dhe se ai e bëri vajzën e saj të ndihej “të pasigurt dhe të traumatizuar”.
Tutje, Deborah pretendon se Raman e ka abuzuar fizikisht edhe atë dhe e ka kërcënuar disa herë gjatë vitit të kaluar.
Ajo pretendon se incidenti më i fundit ka ndodhur në fillim të këtij muaji.
Megjithëse gjyqtari i dha Deborah-s mbrojtje me urdhër të gjykatës nga djali i saj, në pritje të seancës për një urdhër ndalimi të përhershëm, ai nuk ia dha atë Dojas, duke vendosur se ajo do të duhej të paraqiste kërkesën e saj për një urdhër ndalimi.
Në dokumente mamaja e Dojas ka vënë në dukje se ajo ka pasur më parë një masë ndalimi ndaj djalit të saj, por që më pas i ka skaduar afati.
Doja – emri i vërtetë i të cilës është Amala Ratna Zandile Dlamini – lindi në Los Anxhelos nga Deborah, një dizajnere grafike amerikane me origjinë hebraike dhe Dumisani Dlamini, një interpretues afrikano-jugor me prejardhje ‘zulu’.
Ai është më i njohur për rolin e Krokodilit në kastin origjinal të Broadway-it të muzikalit “Sarafina” dhe adaptimin e filmit të vitit 1992.
Linku: https://www.instagram.com/dojacat/
Foto: https://www.instagram.com/dojacat/