Gjatë verës 2018 që Hemesh Chadalavada kaloi me gjyshen e tij në Guntur, Indi, ata shihnin një mori filmash dhe hanin gatimet e saj. Një mbrëmje të vonë, Chadalavada, asokohe 12 vjeç, ishte ulur për të parë televizor, ndërsa Jayasree u ngrit e veshur me fustanin e gjumit që të bënte një çaj.
Pasi u kthye në dhomën e saj, Chadalavada shkoi në kuzhinë dhe pa se 63-vjeçarja e kishte lënë gazin të hapur. “Ajo ishte diagnostikuar kohët e fundit me Alzhaimer, por isha ende i tronditur. Çfarë do të kishte ndodhur po të mos kisha qenë aty?”, kujton ai.
Ai e dinte se Jayasree nuk ishte veç një gjyshe e dashur, por një grua e suksesshme, dinamike që kishte patur një karrierë të rëndësishme si punonjëse civile dhe takohej me politikanë të rëndësishëm në shtetin e Telangana-s.
Por Alzheimeri e ndryshoi tërësisht. “Ajo zgjohej në 3 apo 4 të mëngjesit dhe dilte jashtë, mendonte se ishte në tren”, thotë 17-vjeçari. Gjatë asaj vere, Chadalavada vendosi të shpikte një pajisje që të ndihmonte njerëz si gjyshja e tij.
Ai po nis me prodhimin masiv të një pajisjeje që dallon kur personat me Alzheimer rrëzohen apo largohen, gjë që tejkalon pajisjet ekzistuese. Alpha Monitor mund të vendoset në trup dhe lëshon një alarm kur personi që e mban nis të lëvizë dhe lajmëron kujdestarin nëse pacienti po endet apo rrëzohet.
Linku: https://www.botasot.al/en/shihte-video-per-robotiken-ne-youtube-17-vjecari-shpik-pajisjen-per-pacientet-me-alzheimer/
Foto: Freepik.com