Michelle Obama mbushi 60 vjeç dhe sigurisht që shumë njerëz shfrytëzuan rastin për t’i dërguar mesazhe urimi ish-Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara. Mirëpo, urimi më i veçantë ka qenë nga bashkëshorti i saj, Barack Obama, i cili ka postuar një mesazh me një foto të gruas së tij.
Duke përfituar nga profili i tij në X, ish-presidenti i SHBA-së ndau një imazh të Michelle-it të veshur me një fustan të thjeshtë të verdhë dhe një foto idilike në sfond me një det të qetë dhe Chicagoan duke buzëqeshur para kamerës.
Kështu duket 60-a,” filloi Barack. “Gëzuar ditëlindjen për gjysmën time më të mirë, që ndodh të jetë një nga njerëzit më argëtues, më të zgjuar dhe më të bukur që njoh. Michelle Obama, ti e bën çdo ditë më të mirë. Mezi pres të shoh se çfarë do të të sjellë kjo dekadë e re.
Mesazhit të Obamës iu bashkuan edhe shumë të tjerë të cilët i dedikuan mesazhe emocionale Michelle, e cila që është një nga zonjat e para më të dashura të viteve të fundit dhe që gëzon një popullaritet të madh.
Së fundmi, qarkullojnë lajme se Michelle mund të kandidojë për zgjedhjet presidenciale në SHBA me Partinë Demokratike.
Linku: https://www.instagram.com/michelleobama/
Foto: https://www.instagram.com/michelleobama/