Malia Obama bëri debutimin e saj në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit “Sundance” për nder të premierës së filmit të saj të ri të shkurtër, “The Heart”.
Vajza më e madhe e ish-presidentit Barack Obama dhe zonjës së parë, Michelle Obama, u shfaq në tapetin e kuq, e veshur me një stil të thjeshtë dhe aspak ekstravagant.
Malia, 25 vjeçe, shfaqi projektin e saj të ri me emrin Malia Ann – emri i saj i dytë – dhe do të paraqitet në kategorinë e filmave të shkurtër ‘fiction’ në SHBA në këtë festival, shkruan PageSix.
“The Heart” tregon historinë e një burri të vetmuar që po vuan humbjen e nënës së tij, e cila i la një kërkesë të çuditshme kur ajo vdiq.
“Filmi ka të bëjë me objektet e humbura dhe njerëzit e vetmuar, faljen dhe keqardhjen”, tha Malia në një video “Meet the Artist” për festivalin, “por unë gjithashtu mendoj se punon shumë për të zbuluar se ku mund të ekzistojnë butësia dhe afërsia në ato gjëra”, shton ajo.
Malia e përfundoi mesazhin e saj duke thënë se shpresonte që filmi i saj i shkurtër t’i bënte njerëzit të “ndihen pak më pak të vetmuar, ose të paktën t’ju kujtojë që të mos harrojnë njerëzit rreth tyre”.
Prindërit e famshëm të regjisores nuk morën pjesë në ceremoni, pasi po festonin 60-vjetorin e lindjes së autorit të “Becoming”.
Ndërsa ngjarja shërbeu si tapeti i saj i parë i kuq, nuk ishte udhëtimi i parë i Malisë në Sundance; regjisorja më parë kishte marrë pjesë në festival vite më parë për të parë një shfaqje të filmit “Beach Rats”.
Linku: https://www.instagram.com/p/CyvXuFqNm2f/