ShowBiz

Rauw Alejandro harron Rosalian, fotografohet me 18 vjeçaren Yasmin

Pas një ndarje të zhurmshme me këngëtaren Rosalia, Rauw Alejandro ka vendosur të jetojë një histori të re dashurie. Këtë e tregojnë disa imazhe që kanë dalë në dritë të artistit në Milano me partneren e tij të re.

Ata janë fotografuar nën shoqërinë e njeri-tjetrit në një restorant. Ndonëse në tavolinë ka patur edhe persona të tjerë ëshët vënë re afrimiteti mes njëri-tjetrit.

E dashura e re e këngëtarit është Yasmin Barbieri, një vajzë 18-vjeçare që numëron më shumë se 3 milionë ndjekës në rrjetet sociale dhe që përveçse blogere është edhe modele dhe ka bashkëpunuar me marka të mëdha.

Ajo është vajza e një babai maroken dhe një nëne italiane. Në  moshën 6-vjeçare ajo la Marokun dhe u zhvendos në Sardenjë së bashku me familjen e saj.

Linku: https://www.marca.com/en/lifestyle/music/2024/01/22/65ae8d9dca474180408b45e3.html

Foto: https://www.instagram.com/rauwalejandro/