ShowBiz

Santiana flet për raportin e saj me të dashurin pas daljes nga “BBVK”

Santiana Maloku ishte banorja që u largua të premten e kaluar nga “Big Brother Vip Kosova 2”. E ftuar në një intervistë në Klan Kosova, ajo ka folur më tepër rreth eksperiencës së saj në shtëpi, lojës së saj brenda dhe jetës private pas daljes nga shtëpia.

Marrëdhënia që Santiana ka pasur jashtë shtëpisë ka qenë një ndër temat më të diskutuara në rrjet gjatë kohës kur ajo ka qenë brenda. Gjatë intervistës ajo u pyet në lidhje me këtë temë, nga ku u përgjigj si më poshtë:

Shumë mirë. Unë u gëzova shumë kur e pashë. E kam parë edhe më herët normal kur ishte në Big Brother. Mirë, shyqyr mirë.

Ajo shtoi se nuk i ka rënë kohë as të dalë, pasi të gjithë kohën do ta kalojë pranë tij.

Gjithë kohën jam me të, nuk më ka rënë me dalë. Vetëm kur jam nëpër studio

Kujtojmë, se partneri i saj hyri edhe brenda shtëpisë për ta vizituar, por pa shfaqur fytyrën. Ajo ka qenë një ndër banoret më të përfolura në shtëpi për shkak të marrëdhënies së afërt me Ylli Dervishin, por përsëri e cilëson si një eksperiencë të paharrueshme.

Linku: https://www.instagram.com/saintmaloku/

Foto: https://www.instagram.com/saintmaloku/