ShowBiz

Vuan nga depresioni, aktorja e “Riverdale” diagnostikohet me alopeci

Lili Reinhart është diagnostikuar me alopeci.

Ylli i “Riverdale” postoi një video në TikTok duke bërë terapi me rreze të kuqe dhe shkroi: “Sapo u diagnostikova me alopeci në mes të një periudhe depresioni të madh”.

Alopecia ndodh kur sistemi imunitar nis të sulmojë folikulat e qimeve dhe shkakton rënien e tyre. Zakonisht prek fytyrën dhe flokët, por mund të ndodhë në çdo pjesë të trupit ose në të tërin.

Reinhart nuk dha detaje mbi diagnozën. Në video, ajo lëviz buzët sipas frazës që dëgjohet në sfond: Jam shtyrë përtej kufijve që duhet të përballojë një njeri”. Aktorja shkroi dhe “Terapia me rreze të kuqe është shoqja ime e re e ngushtë”.

Nuk ka një kurë për të dhe shkaqet nuk dihen, por terapia me rreze të kuqe ndihmon në stimulimin e rritjes së qimeve.

Lili është treguar gjithnjë e hapur për problemet personale si shëndeti mendor, depresioni dhe ankthi.

Linku: https://www.usatoday.com/story/entertainment/celebrities/2024/01/30/riverdale-lili-reinhart-alopecia-mental-health/72410260007/

Foto: https://www.instagram.com/explore/