ShowBiz

Filmi ku luan Dua Lipa cilësohet si një ndër filmat më të këqij ndonjëherë

Filmi me një buxhet marramendës i regjisorit Matthew Vaughn Argylle është ‘goditur’ ashpër nga kritikët e filmit, duke e cilësuar atë si një nga ‘filmat më të këqij të realizuar ndonjëherë’.

Filmi, i cili ka një kast të mbushur me personazhe VIP, duke përfshirë emra si: Bryce Dallas Howard, Dua Lipa, Henry Cavill dhe Samuel L. Jackson, që i kushtoi kompanisë “Apple Original Films” plot 200 milionë dollarë, është pasqyruar universalisht në komentet e publikuara të mërkurën.

Ai bazohet në një libër të botuar së fundmi me të njëjtin emër dhe ndjek romancieren introverte spiune të quajtur Elly Conway (e luajtur nga Howard) e cila tërhiqet në botën reale të spiunazhit kur skenaret e librave të saj afrohen pak si shumë me aktivitetet e një sindikatë të nëndheshme, sipas DailyMail.

Filmi u quajt si “një nga filmat më të këqij më të shtrenjtë të realizuar ndonjëherë” nga Katie Walsh nga ‘Tribune News Service’ dhe aktualishy vlerësohet me 37 për qind në Rotten Tomatoes.

“Një nga filmat aksion më budallenj që torturon audiencën ndër shekuj”, tha Barry Hertz nga ‘Globe and Mail’ për filmin.

Linku: https://www.mirror.co.uk/3am/us-celebrity-news/argylle-among-worst-movies-ever-32016777

Foto: https://www.instagram.com/dualipa/