Dhurata e fundit luksoze e modeles, Georgina Rodriguez nga ikona e futbollit, Cristiano Ronaldo, është një orë që thuhet se vlen mbi 100 mijë euro.
Si përherë, Rodriguez pushtoi titujt dhe ngjalli kuriozitet e diskutime, mbi ekspozimin e dhuratave që ajo merr shpesh nga Ronaldo, përfshirë këtë të fundit që futbollisti ia dorëzoi për ditëlindjen e saj të 30-të.
Madje, kjo u bë temë edhe në emisionin spanjoll “Aruser” në La Sexta, derisa prezantuesi Alfonso Arus vuri në dukje natyrën në dukje jo modeste të Rodriguez, duke sugjeruar se ajo vlerëson pasurinë e brendshme mbi pasurinë materiale, me dhuratën që krahasohet me një “lodër tipike”.
Por, për dallim nga tash, dikur Georgina shfaqej si modeste – kohë më parë, Rodriguez, e pati pranuar se fama ka anën e saj negative dhe se asaj i mungon të bëjë pazar në supermarket me burrin e saj, Ronaldon.
Modelja u kthye nga një emër i panjohur jashtë rrethit të saj të familjes dhe miqve në një emër me reputacion, që numëron miliona ndjekës në Instagram, dhe miliona të tjerë në mediat sociale.
Por Rodriguez duke u rrëfyer në një intervistë për një gazetë spanjolle ka thënë se “jeta si e famshme nuk është pa të meta”.
Linku: instagram.com/cristiano/
Foto: instagram.com/cristiano/