Ylli i “Superman”, Henry Cavill, ka treguar se ai “nuk është një fans” i skenave të seksit nëpër filma. Aktori britanik, i cili luan në filmin që ka dal së fundmi “Argylle”, tha se skenat grafike të dashurisë mund të ndihen të kota.
I ftuar në podkastin “Happy Sad Confused”, Cavill u shpreh se skenat intime ndonjëherë janë “të tepruara”. Kjo temë u nxit nga Vaughn, regjisori i filmave “Kick-Ass” dhe “X-Men: First Class”, i cili i tha prezantuesit të podkastit, Josh Horowitz, se gjëja që vërtet nuk kupton dot janë skenat e seksit.
Cavill u bë pjesë e bisedës duke thënë: “As unë nuk i kuptoj ato – nuk jam një fans”.
Vaughn vuri në pikëpyetje nëse të udhëzosh dy persona që të zhvishen për kamerën është “vërtet aktrim”, pas së cilës Cavill tha: “Unë mendoj se ka rrethana ku një skenë seksi në fakt është e dobishme për një film dhe jo vetëm për audiencën”.
Megjithatë, ai vazhdoi duke thënë: “Mendoj se këto ditë teprohet ndonjëherë me to dhe ndodh atëherë kur ti i thua vetes: ‘A është vërtet e nevojshme kjo apo janë thjesht disa njerëz që në trup kanë më pak rroba?’ Në këtë pikë ti fillon të ndihesh më shumë në siklet dhe mendon: ‘Këtu nuk ka një performancë’”.
Ai gjithashtu tha: “Skenat e seksit mund të jenë të shkëlqyera në një film, ato mund të ndihmojnë vërtet me tregimin, por në shumicën e rasteve imagjinata njerëzore do ta mposht atë”.
Linku: https://hiindia.com/tom-holland-is-returning-to-stage–play-with-romeo-and-juliet/
Foto: https://www.instagram.com/henrycavill/