ShowBiz

A do t’i nënshtrohet kimioterapisë, zbulohen detaje të tjera nga Charles

Mbreti Charles është diagnostikuar me një lloj kanceri, tha pak ditë më parë  Buckingham Palace.

Kanceri u zbulua gjatë trajtimit të tij të fundit nga prostata e zmadhuar. Lloji i kancerit nuk është zbuluar, por sipas një deklarate të pallatit, mbreti ka filluar trajtimet.

Ende nuk dihen detaje të mëtejshme për fazën e kancerit. Ai bëri një procedurë të prostatës në një spital privat në Londër më shumë se një javë më parë.
Mbreti zgjodhi ta kryente publikisht trajtimin e tij të prostatës, me qëllimin për të inkurajuar më shumë burra që të bënin kontrolle, tha pallati në atë kohë.

Së fundmi janë zbuluar detaje të tjera:

Mbreti Charles nuk do t’i nënshtrohet një kimioterapie për ndërhyrjen e fundit në prostatë. Kështu ka bërë me dije eksperti i mbretërisë Tom Bower i cili ka theksuar se ky është vendim i marrë personalisht nga mbreti.
Megjithatë, detajet e saktësisht se çfarë trajtimi po kalon nuk janë bërë publike, por Bower ka pohuar se Charles nuk do t’i nënshtrohet kimioterapisë por kurave popullore.
Duke folur për GB News, ai tha: “Mbreti është një fans dhe promovues i madh i mjekësisë alternative. Ai nuk është dakord për kimioterapinë dhe gjithmonë ka qenë kundër saj”.
“Ai është një besimtar i madh në barërat natyrore dhe ilaçet dhe gjëra të tilla. Ai po merr këshilla nga Michael Dickson, i cili drejtoi vetë institutin e mjekësisë alternative të Mbretit i diskredituar nga shumë njerëz”.
Mbreti udhëtoi në Sandringham në fillim të kësaj jave, ku zoti Bower pretendon se do të marrë ilaçet alternative.

Linku: GB News

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/theroyalfamily/