ShowBiz

Debatet Sara-Ilnisa, Bardhi i shqetësuar për miqësinë me Meritonin

Debatet e fundit mes Ilnisës dhe Sarës kanë filluar ta shqetësojnë Bardhin. Artisti nga Kumanova ka kërkuar vëmendjen e vajzave gjatë mbrëmjes së djeshme ku iu tha se do mirëkuptim ndaj të dyjave lidhur me debatet që ato kanë pasi nuk do që të cenohet miqësia e tij me Meritonin.

“Ju keni debat dhe nuk e di as arsyen pse? E keni nisur pa qenë unë këtu. Gjithmonë jam munduar t’ju pajtoj, se kemi në mes një shoqëri unë dhe Meritoni, të paktën respektoni atë. Si Sarën që e kam kritikuar po ta them dhe ty Ilnisa. Jemi shumë miq të mirë jashtë. Meritoni ka afrimitet me ty unë kam me Sarën. Dhe nuk dua që kjo krisje të vijë tek i gjithë grupi vetëm se ju keni mosmarrëveshje me njëra-tjetrën.  Ajo që i thua sot Sarës, më prek mua por nuk e kam reaguar dhe s’do reagoj. Edhe tek ty më prek pjesa e Meritonit. Kam shumë respekt, e kam të brendshme nuk mund unë të kapem me ty”, tha ai. 

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8cfc26f8-d80c-4050-98a7-1579ae7d316c

Foto: https://www.instagram.com/saragjordeni/