Aktori dhe regjisori amerikan, Robert De Niro si rrallë herë ka folur mbi shokun që përjetoi pas humbjes së nipit të tij 19-vjeça Leandro De Niro-Rodriguez.
Legjenda e aktrimit 80-vjeçar – i cili kohët e fundit shpërtheu për vajzën e tij 10 muajshe Gia – e quajti mbidozën e drogës të Leandros një tragjedi “të tmerrshme” gjatë intervistës së tij me People, transmeton AlbanianPost.
“Është thjesht një tronditje”, tha De Niro pasi kujtoi “mosbesimin” e tij në dëgjimin e lajmit tragjik.
“S’e mendoja kurrë se do të ndodhte diçka e tillë”, shtoi ai,
Leandro – djali i vetëm i vajzës së Robertit, Drena De Niro-Rodriguez – vdiq në qytetin e Nju Jorkut korrikun e kaluar pasi konsumoi pilula të falsifikuara të oksikodonit që ishin të mbushura me fentanil.
“Dhe unë vetëm atëherë fillova të mendoj për të gjitha gjërat që mund të kisha, ndoshta duhet të kisha bërë me të”, vazhdoi fituesi i “Oscar”.
“Nuk e di nëse kjo do të kishte bërë ndryshim. Dhe kështu kjo më kalon gjithmonë në mendjen time. Nuk duhej të kishte ndodhur”, tha tutje De Niro.
Fjalët e zymta vijnë pasi Drena, një aktore, modele dhe DJ 53-vjeçe e cila është vajza e adoptuar e Robertit dhe ish-gruas së tij Diahnne Abbott, i bëri homazhe Leandros në ditëlindjen e tij të 20-të përmes Instagramit më 11 gusht.
Pasi Leandro u gjet i vdekur në banesën e tij, një grua e quajtur Sofia Haley Marks u akuzua se i shiste atij drogë që përmbante fentanyl – një opioid i fuqishëm që thuhet se është deri në 50 herë më i fortë se heroina.
Linku: https://okmagazine.com/p/robert-de-niro-wonders-prevented-grandson-fatal-overdose/