Business / Technology

Kush e kishte menduar, shpiken bateritë që funksionojnë me gjak

Një bateri me gjak, është shpikur për herë të parë nga shkencëtarët në Universitetin e Cordobës. Ata kanë gjetur një mënyrë për të inkoporuar elemntin më të rëndësishëm në qelizat e kuqe të gjakut, në një bateri që punon 20-30 ditë.

Studimi është publikuar në Energy & Fuels.

Kërkimi u bazua në bateritë me zink që janë të ndryshme nga të zakonshmet me jone litiumi. Bateritë funksionojnë përmes një reaksioni kimik ku oksigjeni kthehen në ujë në skajin pozitiv dhe çliron elektroda që oksidojnë zinkun në skajin negativ.

Por që reaksioni të vazhdojë, duhet që diçka ta ‘karikojë’. Këtu hyn hemoglobina, proteina që transporton oksigjenin në gjak dhe i jep atij ngjyrën e kuqe.

Një katalizator i mirë duhet të përthithë shpejt molekulat e oksigjenit dhe të formojë molekula uji lehtësisht, diçka që hemoglobina e bën. Mjaftojnë vetëm 0.165 miligramë hemoglobinë që bateritë të funksionojnë për 20-30 ditë.

Pajisje të tilla nuk mendohet të përdoren për jetën e përditshme, por mund të jenë revolucionare  për aparatet që duhet të vendosen brenda trupit.

Megjithatë, ka ende punë. Ato nuk janë të rikarueshme kështu që ekipi po kërkon një mënyrë që lënda e shpenzuar të kthehet në ajër.

Kjo nuk e zbeh krijimtarinë që po shohim në fusha të ndryshme të shkencës dhe askush nuk e di ç’ka rezervuar e ardhmja. Një ndër surprizat mund të jenë edhe bateritë me gjak.

Linku: https://blog.nature.org/2016/11/01/batteries-that-run-on-blood/

Foto:Freepik.com