Këngëtari do të festojë ditëlindjen së bashku me familjen e tij në Zvicër
Kantautori britanik, Robbie Williams feston ditëlindjen e tij të 50-të. Ai pritet të kalojë ditëlindjen në Zvicër së bashku me familjen.
“Ne do ta llastojmë duke i dhuruar më shumë kohë dhe dashuri. Do të jetë një ditëlindje e thjeshtë. Do të ketë tortë. Ai e dashuron tortën”, është shprehur për mediat e huaja bashkëshortja e tij Ayda Field lidhur me festimet për këtë ditë të veçantë.
Modelja e cila u martua me ish-yllin e Take në vitin 2010 reflekton mbi marrëdhënien e saj me Robbie gjatë viteve, dhe thekson se ajo është shumë mirënjohëse që ai është ende i njëjti person si vite më parë.
Williams u bë i njohur kur ishte anëtar i grupit pop të viteve ’90 “Take That”, i cili u bë një nga grupet më të suksesshme britanike të asaj dekade.
Pasi u largua nga grupi në vitin 1995, Williams vazhdoi nisi një karrierë të suksesshme solo ku ka performuar para mijëra fansave në mbarë botën.
Megjithëse, jeta profesionale ka qënë shumë e sukseshme nuk mund të thuhet e njejta gjë për jetën e tij private.
Këngëtari ka folur hapur në të kaluarën për problemet e tij me shëndetin mendor dhe abuzimin me substancat narkotike.
Linku: bnnbreaking.com/lifestyle/rockstar-robbie-williams-celebrates-low-key-50th-birthday-in-switzerland