Business / Technology

Vetëm në një dekadë pritet të shkurtohen 20 mln vende pune prej Inteligjencës Artificiale”

Në Bashkimin Evropian, pritet të shkurtohen rreth 20 milion vende pune. Sipas një studimi të kryer në “Centers for Europian Policy Network”. duket se inteligjenca artificiale do të shkaterrojë profile të tjera profesionale.

Skepticizmi lidhur me avancimin e jashtëzakonshëm të IA rritet, veçanërisht nëse njeriu do preket drejtpërdrejt, e në ato raste kur nuk është në shërbimin e tij, por përjashtues. Mendohet se brenda 10 vitesh, do të jenë shumë profesione që janë të kërcënuara të zhduken, duke rritur papunësinë, dhe duke krijuar probleme publike sociale serioze. Spektri më i prekur sipas anketimeve të deritanishme duket se do të jetë ai i menaxherëve, avokatëve e specialistëve të politikave të marketingut.

Humbja profesioneve dhe hyrja e IA gjerësisht do të sillte edhe një shtrembërim te tregut të punës, çka shoqëria bashkëkohore ende nuk është e përgatitur

Linku: https://www.businessinsider.com/ai-radically-reshape-job-market-global-economy-employee-labor-innovation-2023-8

Foto:Freepik.com