ShowBiz

Ja cila ishte pyetja anonime që ofendoi Bardhin për Sarën

Mbrëmjen e kaluar në  shtëpinë e BBV3, u lexuan disa pyetje anonime të banorëve, nga ku mes tyre ishte një për Bardhin.

Bardhit i bëhet një pyetje mjaft ofenduese e cila thoshte: A e kupton se sa trap po del me Sarën dhe kur do të vendosësh të flasësh?

Ka qenë Roza ajo e cila ka lexuar pyetjen duke i thënë Bardhit se nuk dëshiron fare t’ja bëjë pasi ai është një djalë flori.

Roza: Bardhi e kupton sa trap po del me Sarën dhe kur do të  flasësh?

Bardhi: Po flas në çdo situatë që më ka takuar, në disa që s’më ka takuar dhe i kam cekur, edhe në prime dhe gjatë ditëve tjera.

Sara ndërhyn direkt për t’i shpjeguar Bardhit pyetjen, ndërsa Roza i thotë që të mos ndërhyjë në përgjigjen e tij.

Sara: Po del si trap që s’përfshihesh zemër.

Roza: Lëre të flasë.

Bardhi: Është e vetmja pyetje që përmbajti ofendim personal, edhe dua ta di kush e ka bërë, por nuk ka rëndësi për momentin. Jam përfshirë në shumë situata, përveç asaj me Meritonin që e kam mik dhe Sarën të dashur, nuk e pashë të arsyeshme të përfshihesha. Nëse më duhet të reagoi në situatën lidhur me Sarën, nuk ka nevojë të quhem trap.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Foto: https://www.instagram.com/bardhi/