ShowBiz

U.S. Republican presidential candidate Donald Trump speaks at the Family Leadership Summit in Ames, Iowa, United States, July 18, 2015. REUTERS/Jim Young - RTX1KTWT

Donald Trump lançon koleksionin e atleteve, ja sa do të kushtojnë

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka nxjerrë në treg linjën e tij të atleteve, një ditë pasi kompanitë e tij u gjobitën me 355 milionë dollarë për mashtrim.

Trump prezantoi “Trump Sneakers” në Filadelfia. Një palë atlete ngjyrë floriri do të shiten 399 dollarë.

Kjo është diçka për të cilën kam folur për 12 vjet, 13 vjet dhe mendoj se do të jetë një sukses i madh,” tha Trump.
“Unë thjesht dua t’ju them, kam dashur ta bëj këtë për një kohë të gjatë”, tha ai kur lançoi linjën e atleteve.

Koleksioni ka qenë i limituar dhe vetëm 1000 palë këpucë ari ishin në dispozicion, sipas faqes së internetit të atleteve, e cila i përshkruan atletet si “Super Limited”.

Linku: https://edition.cnn.com/2024/02/17/politics/trump-sneakers-pay-millions-new-york-trial/index.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/donaldjtrumpjr/