ShowBiz

Romeo dhe Heidi distancohen nga njëri-tjetri për shkak të Julit

Romeo dhe Heidi janë një nga dyshet më të komentuar në shtëpinë vip. Çifti mbrëmë kanë pasur një debat dhe shkak është bërë komenti i Heidit.

Kjo e fundit i thotë Gazit se ju të gjithë duke përfshirë dhe Romeon keni sulmuar Julin.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Romeos dhe në dikutim e sipër me Heidin shprehet kështu:

Unë asnjëherë nuk kam ndërhyrë por komenti që i bërë Gazit për mua nuk më pëlqeu fare. Ti po i dilje në mbrojtje Julit duke përdorur emrin tim.

Kaq ka mjaftuar që aktori të distancohej nga Heidi të cilët kanë biseduar por nuk arritën në një konkluzion. Heidi i kërkoi falje por situata nuk ishte e njejtë mes tyre.

Heidi në orët e vona ka shkuar pranë shtratit të Romeos duke e përqafuar. Modelja u shpreh se nuk e ka thënë me atë konotacion por i vjen inat që Romeo dyshon për një gjë të tillë.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/