Business / Technology

WhatsApp ndalon ‘screenshot’ për profilet: Si funksionon dhe çfarë ndryshon

WhatsApp” po teston një funksionalitet të ri që i ndalon përdoruesit t’i bëjnë ‘screenshot’ profilit të përdoruesve të tjerë. Funksioni i ri i platformës së mesazheve synon të rrisë privatësinë e përdorueseve duke parandaluar shkarkimin dhe ndarjen e fotove personale pa pëlqimin e tyre. Siç është vërejtur nga WABetaInfo, versioni më i fundit beta i “WhatsApp” për Android, i cili është i disponueshëm në “Google Play Store”, kur përdoruesit përpiqen të bëjnë një ‘screenshot’ të profilit të një personi tjetër, ata do të marrin një njoftim duke thënë “Nuk mund të bëni screenshot për shkak të kufizimeve të aplikacionit”.

Kjo është e ngjashme me “Snapchat” dhe aplikacionet e pagesave si Paytm dhe “Google Pay”, të cilat gjithashtu i pengojnë përdoruesit të bëjnë screenshot. Megjithatë, ju do të jeni ende në gjendje të bëni një foto të fotografisë së profilit të një personi tjetër duke përdorur një pajisje dytësore si telefoni ose kamera. Funksioni i bllokimit të ‘screenshot’ është i disponueshëm për një pjesë të vogël të testuesve beta për momentin, por duket se funksionaliteti do të shpërndahet për të gjithë në javët e ardhshme.

Rikujtojmë, se “WhatsApp” ka prezantuar së fundmi një veçori të re që lejon përdoruesit të bllokojnë mesazhet e padëshiruara direkt nga ekranet e tyre. Ky përditësim synon të luftojë përhapjen e mesazheve të padëshiruara dhe t’u japë përdoruesve kontroll më të madh mbi to. Kjo për faktin se mesazhet e padëshiruara prej kohësh kanë qenë shqetësim për rrjetet si WhatsApp. Por, me përditësimin e fundit rrjeti social ka për qëllim përmirësimin e privatësisë dhe sigurisë së përdoruesve të tij. Funksioni i ri u mundëson përdoruesve të identifikojnë dhe bllokojnë mesazhet pa pasur nevojë të kalojnë në aplikacione tjera.

Linku: https://timesofindia.indiatimes.com/gadgets-news/whatsapp-to-soon-block-screenshots-of-profile-photos-heres-what-it-means-for-users/articleshow/107849153.cms

Foto: Freepik.com