ShowBiz

Prezantuesja amerikane diagnostikohet me dy sëmundje të pashërueshme

Prezantuesja amerikane Wendy Williams Hunter është diagnostikuar me aphasia progresive dhe demencë frontotemporale (FTD). Ekipi i saj mjekësor ka zbuluar se Williams është diagnostikuar vitin e shkuar, por lajmi po bëhet i ditur për të korrigjuar thashethemet e gabuara dhe të dhimbshme rreth shëndetit të saj”.

59-vjeçarja ka drejtuar emisionin e famshëm Wendy Williams Show për më shumë se një dekadë. Në vitin 2022 emisioni u ndërpre për shkak të problemeve shëndetësore që ajo po përballej.

Vetëm një ditë më parë, të afërm të prezantueses thanë për revistën People se Wendy është në një klinikë në një vend të panjohur dhe gjendja e saj ka përshkallëzuar.

“Siç fansat e Wendy-t e dinë, në të shkuarën ajo është treguar e hapur për problemet shëndetësore me sëmundjen Graves dhe Lymphedema si dhe sfida të tjera të lidhura me shëndetin”, thuhet në deklaratën e mjekëve.

“Gjatë këtyre pak viteve, ka patur pyetje për aftësinë e saj të procesimit të informacionit dhe shumë njerëz kanë spekuluar për gjendjen e Wendy-t, sidomos kur asaj nuk i kujtoheshin fjalët, sillej çuditshëm dhe e kishte të vështirë të kuptonte transaksionet financiare”.

Ekipi shtoi se diagnoza e prezantueses është konfirmuar nga “një mori analizash mjekësore” vitin e shkuar.

Aphasia është një sindromë e sistemit nervor që prek aftësinë e komunikimit, pacientët kanë vështirësi për të shprehur mendimin dhe madje mund të humbasin të folurit dhe të shkruarit.

Linku: https://people.com/wendy-williams-diagnosed-aphasia-frontotemporal-dementia-8598645

Foto: https://www.instagram.com/wendywilliamhunter/