ShowBiz

Kush është personi që po ndan Chiarën nga Fedez?

Prej kohësh mediat italiane po shkruajnë për një krizë martesore mes blogeres së njohur Chiara Ferragni dhe Fedez. Disa media rozë në shtetin fqinj kanë përmendur emrin e Tomaso Trussardi, 40 vjeç, nga Bergamo, president i shtëpisë së modës me të njëjtin emër dhe ish-bashkëshorti i Michelle Hunziker si shkaktarin e mundshëm të prishjes së romancës mes dyshes.

Megjithatë, stafi i blogeres së njohur mohoi këto thashetheme.

“Corriere Della Sera” e cila citon një zëdhënës të 36 vjeçares në kushte anonimati se Chiara është takuar me 40-vjeçarin vetëm një herë gjatë një sfilate mode 5 vite më parë.

Por Tomaso Trussardi e cilëson si ofenduese qëndrimin e stafit të Chiaras. Ai nënvizon se ka bashkëpunuar me blogeren e njohur për një kohë të gjatë dhe se e kaluara e tyre profesionale nuk mund të fshihet.

Linku: https://www.ilmessaggero.it/en/rumors_and_rebuttals_the_alleged_relationship_between_chiara_ferragni_and_tomaso_trussardi-7957757.html

Foto: https://www.instagram.com/chiaraferragni/