ShowBiz

‘Ti je një turp i madh’, nxehen gjakërat mes Julias dhe Eglës

Julia dhe Egla janë përfshirë në një diskutim të fortë mes tyre. Situata ka degraduar përtej botës artistike që dyshja përfaqëson.

Julia që në fillime ka deklaruar se nuk e duron sjelljen e Eglës në tërësi dhe të gjithë lojën e saj në shtëpinë vip. Megjithatë gjatë një diskutimi të fundit Julia ia ka thënë në fytyrë Eglës gjithçka që mendon për të.

‘O grua e ligë turp të kesh. Nuk prezanton gruan shqiptare ti dhe je një turp i madh për gratë shqiptare. Turp mizerje. Ti nuk kupton asgjë. Ti je një cope mishi me dy sy. Ja kjo je ti një cope mishi me dy sy që turpëron brezin tonë, nënat shqiptare, artistet shqiptare maskaresh.’

Po ashtu dhe kundërpërgjigjiet nga ana e Eglës kanë qenë fyese dhe tepër thumbuese.

Egla pjesën më të madhe të banorëve në shtëpi i ka kundër për shkak të lojës së saj dhe degradimit që herë pas here bën ndaj tyre me ofendime nga më të ndryshmet.

Linku:https://scontent.cdninstagram.com/v/t66.30100-16/10000000_706576564976330_853

Burimi i fotos:https://www.youtube.com/watch?v=