ShowBiz

Debati i ashpër me Françeskën, Sara pas eleminimit: Bëra gabim..

Një konflikt i ashpër ka ndodhur mes Sarës dhe Françeskës. Konflikti nisi kur Sara e shtyu Françeskën drejtuar tualetin, për ta mbyllur atë dhe veten brenda.

Debati mes Sarës dhe Françeskës degradoi në ofendime të rënda dhe përplasje fizike, pasi modelja i mbylli derën e banjos ish-Missit dhe tentoi ta shtynte brenda bashkë me të.Vëllai i Madh ka vendosur sot të përjashtojë, përfundimisht Sara Gjordenin, pasi sipas tij ka shkelur të gjitha rregullat.

Pas eleminimit Sara u shpreh se e pranon gabimin, edhe pse në njëfarë mënyre u bë kurban sipa saj.

“Përveç konkurentëve që janë këtu, askush nuk e di se çfarë ndodh aty brenda. Nëse je impulsiv jashtë, aty je 100 herë më shumë. Ah more Bardhi. Unë i kam vënë unazën në gisht sepse doja t’i lija diçka. Unë kam kafshuar shumë herë gjuhën me Françeskën. Kam bërë gabim. Ishte e duhur dalja ime, ata aty brenda janë më të kontrolluar dhe më të frenuar se unë ata brenda. Unë nuk e mnaipulova situatën. Por nëse kam bërë diçka të mirë me hyrjen time, është që u bëra shembull për të tjerët. Mora një mësim shumë të mirë që me impulsivitetin tim, deri në ditën e 52-të arrita.”- tha Sara.

“Sigurisht që do e pres Barhdin jashtë, unë nuk e di si do e nis ditën pa të”- vijoi ajo.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Foto: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/