ShowBiz

Mes Sarës dhe Françeskës, ja kush duhet të përjashtohet nga Big Brother Vip sipas Efit

Efi ka qenë e ftuar në ‘Big Brother Radio’ ku ka diskutuar për përplasjen e Sarës me Françeskën.

Sipas saj personi që duhet të përjashtohet është Sara pasi ajo e nisi gjithë këtë gjë në një formë të shëmtuar. Ofendimet e Françeskës ndaj Sarës po ashtu Efi i ka konsideruar të turpshme.

‘Në fillim e kam parë shumë imtësisht pasi janë disa gjëra që nuk duken qartazi, doja të shihja kush e nisi si gjë. Kam parë çdo detaj nga pasqyra dhe kam parë që Sara e ka nisur çdo gjë. Në vija të përgjithshme mund të them që të dyja mund të “dënohen” për sjelljen e tyre kundrejt njëra-tjetrës, por padyshim nëse do të vija dikë përpara ajo do të ishte Sara sepse me thënë të drejtën nuk e kuptoj fare këtë lloj sjellje kaq të shëmtuar.

Po, po jam shumë e mendimit që duhet të përjashtohet. Pavarësisht se çfarë pasoi mbrapa ne të gjithë e dimë se në fund të ditës njeriu është shkak pasojë. Në momentin që ndizet zjarri atëherë vazhdon situata. Veprimi i Sarës është i pafalshëm fare, aq më tepër që gënjeu mbrapa duke thënë se nuk bëri asgjë.’

Linku:Big Brother Radio

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/efi.dhedhes/