ShowBiz

‘Të lutem mos ma bëj këtë’, mes lotësh Heidi dhe Romeo distancohen nga njëri-tjetri

Romeo dhe Heidi kanë pasur një tjetër krizë në çift i cili i ka çuar në dyshime të forta dhe një distancim serioz mes tyre.

Teksa bisedonin me njëri-tjetrin Romeo duket se ka dyshime tek Heidi dhe ka vendosur të largohet pasi nuk bën dot sikur ka humbur kujtesën për gjërat që kanë ndodhur mes tyre.

Heidi nga ana tjetër i thotë se e di që ka gabuar por po bën maksimumin për t’i rregulluar gjërat.

‘Të dua shumë, mos ndrysho! Çfarë po bëjmë, mos ia fut kot. Nuk ndodh të bëhesh ti kështu! Të lutem qetësohu, është çdo gjë shumë ok. Më beso. Të lutem mos ma bëj këtë, të lutem! E di që kam gabuar diku, por jam angazhuar i thotë Heidi-Romeos.’

‘Unë po ia bëj vetes jo ty’, -i përgjigjet Romeo.

Dyshja kanë shpërthyer në lot pasi duket se ky vendim i ka vrarë të dy.

Linku:https://www.instagram.com/p/C4IwQgMs7t6/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/