ShowBiz

‘Mendjeve përverse thjesht t’ju vijë turp’, Sara sqaron raportin me Meritonin

Afërsia e Sarës me Meriton është komentuar keq në rrjet sikur mes tyre ka diçka më shumë.

Sara pas daljes është ndeshur me komente të tilla dhe ka reaguar e revoltuar duke sqaruar raportin me Meritonin. Ajo i ka konsideruar të turpshme dhe përverse komentet rreth këtij raporti ku mes tyre ka vetëm shoqëri.

Për Meritonin!

‘Po shoh komente. Turp! Unë, Bardhi, Meritoni nëse nuk e keni ndjekur 24/7 ishim i vetmi grup real ditët e fundit në shtëpi. Madje i vendosëm emër: ‘PaPanik’.

Meritoni ditët e fundit ka qenë mëse i sëmurë, me infuzione dhe pa imunitet, përpara ‘prime’ pati edhe një episod ku u ul në tokë në dush dhe mendoi se i ra të fikët.

Gjithashtu, u ndje i tradhtuar nga shtëpia me situatën e rripit, ku as Ilnisa nuk i doli në krah, e të vetmit që i ndenjëm pranë isha unë dhe Bardhi. Kjo shpjegon afërsinë tonë. Mendjeve perverse thjesht t’ju vijë turp.’

Linku: https://www.instagram.com/saragjordeni/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/saragjordeni/