ShowBiz

Pse Tom Brady nuk donte të ndahej me Gisele Bundchen

Ish-futbollisti druhej se do të kishte të njëjtat probleme si në divorcin e parë.

Ndonëse u divorcuan në tetor 2022, pas 13 vitesh martesë, interesi mbi ish-çiftin Tom Brady dhe Gisele Bundchen vijon të jetë i lartë. Sipas tabloidit britanik Daily Mail ishte Tom Brady ai që hezitonte të divorcohej nga bashkëshortja e tij, sepse kishte frikë se duhej të duronte të njëjtat probleme me të cilat u përball pas ndarjes nga Bridget Moynahan.

Por pavarësisht se të dy vazhduan me jetën e tyre pas divorcit dhe gjetën partnerë të rinj, supermodelja u përlot gjatë një intervistë kur foli për divorcin të cilin e krahasoi me ‘vdekjen e një ëndrre’. Ndër të tjera ajo rrëfeu se rritja e dy fëmijëve në shtëpi të ndara ka qenë sfiduese.

Ish-engjëlli i “Victoria’s Secret” doli publikisht me partnerin e ri, kur u panë duke ndarë një puthje pasionante në Miami në ditën e Shën Valentinit, në një video ekskluzive të siguruar nga DailyMail. Nga ana tjetër, ish-futbollisti shijon romancën me supermodelen Irina Shayk.

Megjithatë, ish-futbollisti nuk është gati të jetojë sërish një lidhje serioze dashurie dhe për momentin është i fokusuar tek fëmijët dhe puna.

Linku: https://www.harpersbazaar.com/celebrity/latest/a43386721/gisele-bundchen-breaks-silence-interview-why-she-tom-brady-divorced/

Foto: https://www.instagram.com/p/C3JFJ5Hyol4/?img_index=1