Aktualitet

Parashikimi i motit 13 Mars 2024

Sipas MeteoAlb, qarkullimi i masave ajrore nga veri-veriperëndimi i Europës do të bëjë që territori shqiptar të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke rrezikuar reshje të pakta shiu si edhe reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore në lartësinë mbi 900 metra.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin, por më të fokusuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në vlerat minimale, por mbeten kostante vlerat e mesditës duke u luhatur nga 2°C vlera minimale në Ersekë deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit dhe Sarandës.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-13-mars-2024

Foto:Freepik.com