Sara Gjordeni dhe pas daljes nga Big Brother Vip vijon të tërheqë vëmendjen e titujve rozë.
Së fundmi është përfolur se Sara është braktisur nga mami që fëmijë. Sara duket se është prekur nga e gjithë kjo zhurmë dhe ka reaguar në rrjetet e saj sociale.
‘E kam lexuar disa herë këtë gjë. O njerëz nuk më ka braktisur nëna. Nga i nxirrni këto? Thjesht është larguar në emigrim kur kam qenë 2 vjeçe. Ajo është kujdesur për mua financiarisht shumë e shumë vite.
Kush është nga Kuçova e di shumë mirë që kur mami im dërgonte gjëra, duhej ndihma e lagjes për t’i ngritur qeset e valixhet. Kam një nënë pak të thuash të fortë dhe heroinë. Mjaft me këto keqkuptime skandaloze.’
Linku: https://www.instagram.com/sarah.berisha/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/sarah.berisha/