ShowBiz

Kelly Clarkson padit sërish ish-bashkëshortin

Kelly Clarkson ka paditur sërish ish-bashkëshortin e saj Brandon Blackstock pasi dyshohet se ka bërë marrëveshje biznesi në emër të saj. 41-vjeçarja paraqiti një padi kundër Blackstock, si dhe kompanisë menaxhuese të babait të tij në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit.

Në padinë e re Clarkson kërkon kthimin e të gjitha tarifave, fitimeve dhe paradhënieve që ajo i pagoi kompanisë së babait të Blackstock.

“Është moralisht, etikisht dhe ligjërisht e gabuar të përpiqesh të marrësh para nga ish-bashkëshorti yt, i cili jo vetëm e ndihmoi atë si menaxherin e saj, por  i përdori ato të ardhura për fëmijët e tyre“, është përgjigjur avokati i Blackstock kësaj padie për “Rolling Stone”.

Padia e re është zhvillimi i fundit në një betejë të gjerë ligjore mes dy ish-bashkëshortëve, të cilët u ndanë në vitin 2020 pas 7 vitesh martesë.

Menjëherë pasi Clarkson paraqiti kërkesën për divorc, Starstruck e paditi atë për miliona tarifa të papaguara, duke pretenduar se kishte investuar shumë kohë, para, energji dhe përkushtim tek ajo dhe e kishte shndërruar atë në një yll të muzikës.

Linku: https://www.buzzfeednews.com/article/leylamohammed/kelly-clarkson-sues-ex-husband-brandon-blackstock-again

Foto: https://www.instagram.com/kellyclarkson/