Aktori i serialit O Yeon-Su është shpallur fajtor për sulm seksual nga një gjykatë në Korenë e Jugut. 79-vjeçari u padit në 2022 për sulm seksual të dyfishtë ndaj një gruaje.
Rastet ndodhën para 5 vitesh kur O banonte në një zonë rurale për një performancë teatrale në 2017, duke e përqafuar, puthur dhe kapur nga dora aktoren kundër dëshirës së saj.
79-vjeçari duhet të kryejë një dënim të pezulluar 8-mujor dhe të ndjekë 40 orë leksione për dhunën seksuale. Ai ka mohuar akuzat dhe u ka thënë prokurorëve se do ta apelojë vendimin, për të cilin ka vetëm 7 ditë kohë.
Gjykata tha se aktorja mori këshillim për dhunën seksuale në 2018-ën, por suksesi i serialit “Squid Game” në vitin 2021 e ka nxitur që O t’i kërkojë falje.
Ai kërkoi falje, por asokohe tha për një televizion korean se: “Thjesht i mbajta dorën për t’i treguar rrugën rreth liqenit. Kërkova falje sepse ajo tha se nuk do ta bënte të madhe, por kjo nuk do të thotë se i pranoj akuzat”.
O luajti lojtarin Nr.001 në “Squid Game”, sezoni i dytë i të cilit do të dalë këtë vit. Ai është koreani i parë që fiton një Golden Globe dhe u nominua për një çmim Emmy në 2022 si aktori më i mirë në rol dytësor në një serial dramatic.
Linku: https://www.bbc.com/news/world-asia-68573645
Foto: https://www.instagram.com/squidgamenetflix/